Skandal: Hazbi Idrizi uzurpon ujësjellësin e Bogovinës, sot protesta masive

Tetovë: Iniciativa e Kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, për të shuar funksionimin e Shoqatës së Ujësjellësit “Ali Munishi” dhe më pas për të administruar me ujësjellësin e fshatit Bogovinë ka revoltuar tejmase banorët e këtij vendbanimi.

Në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij ujësjellësi kanë kontribuar qytetarët e Bogovinës me mjete materiale, punë fizike, madje edhe me viktimë njerëzore (gjatë instalimit të rrjetit të ujësjellësit të Bogovinës në vitin 1987 humbi jetën banori i Bogovinës, Ali Munishi). Duke i marrë parasysh këto dhe faktin se ujësjellësi deri sot ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe kontributun zero të Komunës në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ujësjëllësit, del se Komuna e Bogovinës nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e Shoqatës në fjalë.

Në kohën kur Bogovina përballet me probleme nga më të ndryshmet si, mungesa e kanalizimit, shpesh herë mungesa e ndriçimit publik, keqperdorime dhe mungesa e transparencës dhe menaxhimi i ulët me ndërmarrjen publike për grumbullimin e mbeturinave, mungesa e një salle sporti, rrugë të papastruara nga bora etj. Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, gjen kohë të merret me Shoqatën e Ujësjellësit “Ali Munishi” e cila është shembull i rrallë i funksionimit të mirëfilltë në rajon.

Ndër të tjera, drejtuesit e Shoqatës së Ujësjellësit “Ali Munishi” janë kërcënuar disa herë nga Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Madje herën e fundit kryetari Hazbi Idrizi edhe i sulmoi fizikisht ( portali Shqipmedia atëherë ju njoftoi për këtë ) dhe krenohej nëpër mediume se i ka grushtet e forta.

Me qëllim të parandalimit të uzurpimit të ujësjellësit nga Komuna e Bogovinës, Iniciativa Qytetare për mbrojtjen e ujësjellësit dje oranizoi takim me qytetarët e Bogovinës, me ç’rast njëzëri u vendos që të Hënën (04.01.2016) ora 12:30 të ketë protesta masive , para Komunës së Bogovinës.

Ndal uzurpimin e djersës së popullit!